Greqi/ Mos arritja e një koalicioni qeveritar, kryegjyqtari Sarmas, kryeministër përkohshëm i vendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, ka caktuar kreun e Gjykatës së Auditit, Ioannis Sarmas, si kryeministër kujdestar pasi udhëheqësit e tre partive që fituan më shumë vota në zgjedhet e 22 majit, nuk arritën ndonjë marrëveshje për krijimin e një koalcioni qeveritar.

Sarmas u takua me Sakellaropoulou, mesditën e kësaj të mërkure, ku u mbajtën diskutimet për zgjedhjen e ministrave të përkohshëm.

Ndërkohë që po gjatë kësaj të mërkure do të nxirret një dekret presidencial që emëroon zyrtarisht qeverinë kujdestare.

Për të përshpejtuar procedurat, parlamenti mblidhet dhe pas kësaj betohet qeveria kujdestare, duke çuar më pas në shpërbërjen e organit ligjvënës.

Sarmas është president i gjykatës greke të auditi, e cila shërben si gjykatë supreme financiare. Ai gjithashtu është anëtar i Gjykatës Speciale Supreme, që është gjykata më e lartë për zgjidhjen e konfliktet kushtetuese dhe gjyqësore në vend.

Share This Article