ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Lartë e Tajlandës dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra 2 hours ago
Tërmeti godet Athinën – Lëkundje 5.2 ballë Rihter, regjistrohen 20 pasgoditje 2 hours ago
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” 2 hours ago
Gjykata Supreme heq kufizimet mbi bastisjet e imigracionit në Los Anxhelos 2 hours ago
Nepali heq ndalimin e mediave sociale pas 19 të vrarëve në protesta (VIDEO) 2 hours ago
Next
Prev
Home UK

“Mos vini në Britani të Madhe”, paralajmërimi i azilkërkuesve pas miratimit të planit Ruanda

albnews by albnews
24 April, 2024
in UK
0
“Mos vini në Britani të Madhe”, paralajmërimi i azilkërkuesve pas miratimit të planit Ruanda
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një takim të azilkërkuesve në Derby të Britanisë së Madhe, Ruanda ishte tema kryesore e bisedës. Në mesin e tyre, ka njerëz që konsiderohen për dëbim në Ruandë, me planin më të ri të miratuar nga qeveria britanike.

Hamzeh, 34 vjeç, nga Irani, mbërriti me varkë të vogël në Dhjetor 2022. Ai ka marrë një letër nga Zyra e Brendshme ku i thuhet se ka mundësi që ai të jetë një nga personat që do të dërgohen në Ruandë. Nëpërmjet një përkthyesi, ai shpjegon se nuk mund të ndalet së menduari për këtë dhe nuk di çfarë të bëjë. 34-vjeçari shprehet se gruaja e tij e ka paralajmëruar se nëse dërgohet në Ruandë, nuk do ta shohë më atë apo fëmijën e tyre 2-vjeçar.

RelatedPosts

‘Kërcënim për vizat’ mbi emigracionin e paligjshëm dhe ‘princat ndërluftues’

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Heathrow rihapet pas frikës për ‘materiale të rrezikshme’

Foto: Hamzeh, 34 vjeç, nga Irani

Fahed, 30 vjeç, mbërriti në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël Korrikun e kaluar. Ai pretendon se është torturuar në Sudan. Gjatë fjalës së tij, ai shton se azilkërkuesit me të cilët ndan një shtëpi nuk munden as të flenë nga ideja që mund të dërgohen në Ruandë.

“Para se të vija në Britaninë e Madhe nëse do të thoshit se do të më dërgonin në Ruandë, nuk do të vija kurrë këtu. Ruanda nuk është një vend i sigurt”, thotë ai.

Foto: Fahed pretendon se ishte torturuar në Sudan përpara se të ikte në Britaninë e Madhe

Masoud, 34 vjeç nga Irani, zbulon një email që ai kishte marrë nga Zyra e Brendshme që konfirmonte se edhe ai mund të konsiderohet për t’u dërguar në Ruanda. Ai thotë se këshilla e tij për azilkërkuesit e tjerë tani do të ishte “mos vini në Britaninë e Madhe”.

Foto: Masoud thotë se e kanë lajmëruar se ai mund të konsiderohet për largim në Ruandë

Megjithatë, Fatima, 26 vjeçe, nuk pendohet që erdhi në Britani. Ajo erdhi me një varkë të vogël në Qershor të vitit të kaluar. Ajo thotë se kishte frikë se mos vritej nga talebanët në shtëpi në Afganistan, sepse kishte punuar me amerikanët. E reja përlotet nga mendimi se tani do të dërgohet në Ruandë.

Foto: Fatima erdhi në Britani me një varkë të vogël në Qershor të vitit të kaluar

Së fundi, Parlamenti britanik miratoi një plan të diskutueshëm për të deportuar azilkërkuesit në Ruandë pas një përballje që përfundoi mes kundërshtimeve të shumta. Ideja për të dërguar emigrantë në Ruandë u prezantua për herë të parë nga ish-kryeministri Boris Johnson në vitin 2022, por kundërshtimet ligjore kanë penguar çdo fluturim të vazhdojë.

Plani për të dëbuar azilkërkuesit, të cilët ikin nga konflikti, varfëria dhe moti gjithnjë e më ekstrem, pritet t’i kushtojë vendit 540 milionë £ për të dërguar vetëm 300 personat e parë në Ruanda.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Lartë e Tajlandës dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

Gjykata e Lartë e Tajlandës dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

9 September, 2025
Tërmeti godet Athinën – Lëkundje 5.2 ballë Rihter, regjistrohen 20 pasgoditje

Tërmeti godet Athinën – Lëkundje 5.2 ballë Rihter, regjistrohen 20 pasgoditje

9 September, 2025
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

9 September, 2025
Gjykata Supreme heq kufizimet mbi bastisjet e imigracionit në Los Anxhelos

Gjykata Supreme heq kufizimet mbi bastisjet e imigracionit në Los Anxhelos

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result