Mosbindja civile zhvendoset sot në Shkodër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë në Shkodër, pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit.

Në lidhje në A2 CNN gazetari Senad Nikshiqi raportoi nga Shkodra se marshimi do të nisë nga sheshi para bashkisë së Shkodrës dhe do të vijojnë drejt qendrës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha që nga dita e masakrës në fjalimet e tij të përnatshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshimin e të shtunës në solidaritet me Shkodrën, pas masakrës me tre viktima para dy ditësh.

“Nesër qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë në orën 12:00 në solidaritet me Shkodrën. U bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Ftoj çdo qytetar nesër të marshojë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë”, tha Berisha një natë më parë.

Share This Article