Mosiu merr vaksinën antiCovid të dielën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga Vlora se të dielën do të nisë në Shqipëri vaksinimi i kategorisë së personaliteteve, mbi 80-vjeç, ndërsa nuk dha detaje se mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur emrat që do të marrin dozat.

E ndërsa ende nuk dihet lista e plotë, Abcnews.al mësoi se pjesë e saj do të jetë edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, 92-vjeç. Në një prononcim për Abcnews.al, ish-kreu i shtetit e konfirmoi faktin që ministria e kishte njoftuar. “Po, më ka njoftuar, ditën e diel në orën 09:30 për të bërë vaksinën te stadiumi “Air Albania” tha ai.

Por a do të pranojë të vaksinohet? “Po, sigurisht” tha ai. Alfred Moisiu vlerëson vendimin e qeverisë. “Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”.

Ish-presidenti kritikon qytetarët për faktin që nuk respektojnë masat anti-covid, por edhe partitë politike që po i shkelin në takimet elektorale. “Populli është i padisiplinuar, rrinë pa maska, që është një mjet i domosdoshëm për t’u mbrojtur.

E dyta distanca nuk mbahet. Shikoj edhe veprimtaritë politike që shkelen me të dyja këmbët, është shembull shumë negativ, duhet dënuar me rreptësi” tha Alfred Moisiu.

Share This Article