Moska do t’i përgjigjet Maqedonisë së Veriut për dëbimin e diplomatëve rusë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia do të përgjigjet në vendimin e Maqedonisë së Veriut që të dëbojë pesë diplomatë rusë, publikuan sot mediumet ruse, duke iu referuar burimeve në Ambasadën e Rusisë në Shkup.

 “Do të ketë përgjigje të shpejtë”, tha burimi.

Ministria e Punëve të Jashtme sot kumtoi se në hapësirat e saj është ftuar ambasadori rus në vend, Sergej Bazdnikin, të cilit iu dorëzua nota diplomatike me të cilën pesë të punësuarit në Ambasadën e Rusisë janë përmendur si të padëshiruar në vend ose persona non grata.

“Në pajtim me informatat e marra nga organet kompetente, të përmendurit kanë kryer aktivitete të cilat janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe do të duhet ta braktisin territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë pesë ditëve të ardhshme”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Vitin e kaluar, MPJ-ja për persona non grata shpalli dy diplomatë rusë, njërin në maj, ndërsa tjetrin në gusht, dhe i dëboi nga vendi. Edhe në të dy rastet, Rusia reagoi me masa reciproke, respektivisht me dëbimin e diplomatëve të Maqedonisë së Veriut nga Moska.

Share This Article