Moska: Tre dronë të marinës ukrainase u shkatërruan në Krime

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
A freight train runs on rails of a railway link of the Crimean Bridge connecting Russian mainland and Crimean peninsula over the Kerch Strait not far from Kerch, Crimea, on Monday, July 17, 2023. An attack before dawn damaged part of a bridge linking Russia to Moscow-annexed Crimea that is a key supply route for Kremlin forces in the war with Ukraine. The strike Monday has forced the span's temporary closure for a second time in less than a year. (AP Photo)
[vplayer id=”181117″]

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ka shkatërruar në Detin e Zi natën e së premtes ndaj të shtunës tre drone të marinës ukrainase që po lundronin për të goditur, urën e Krimesë.

Më datë 2 shtator, rreth orës 02:20, anija e tretë gjysmë zhytëse pa pilot ukrainase, e dërguar nga regjimi i Kievit për të kryer një sulm terrorist në urën e Krimesë, u shkatërrua në Detin e Zi”, thuhet në reagimin e ministrisë ruse.

Më 12 gusht, u njoftua se dy sulme me raketa ukrainase kundër urës me rëndësi strategjike në ngushticën e Kerçit ishin zmbrapsur.

Ura me kosto të lartë, e ndërtuar me urdhër të Vladimir Putin pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, ka qenë vazhdimisht objektiv i sulmeve ukrainase.

Një sulm i mëparshëm në korrik shkaktoi dëme të mëdha në seksionin rrugor të infrastrukturës, për të cilën Kievi thotë se përdoret për të transportuar pajisje ushtarake te forcat ruse që luftojnë në territorin ukrainas. Dy civilë një çift u vranë dhe një fëmijë, vajza e tyre, u plagos.

Ura prej betoni rreth 18 kilometra e gjatë, të cilën presidenti Putin e inauguroi personalisht në vitin 2018, përbëhet nga dy struktura paralele, njëra prej të cilave transporton makina dhe tjetra trena.

Share This Article