Moska ultimatum rezistencës në Mariupol: Thirrja e fundit, dorëzoni armët!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon prej disa orësh tashmë ofensiva e intensifikuar e trupave ruse në lindje të Ukrainës, në rajonin e Donbasit.

Duket se luftimet më të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin-port të Mariupolit dhe pikërisht në zonën e uzinës së çelikut “Avostal”, e cila sipas ekspertëve është e pajisur me një numër të madh bunkerësh që mund të pengojnë përparimin e rusëve.

Ushtria e Putin e ka rrethuar zonën dhe iu bëri thirrje për herë të fundit ushtarëve që vijojnë rezistencën që të dorëzojnë armët.

Më herët, mediat ndërkombëtare raportuan se në uzinën e çelikut strehohet dhe një numër i madh civilësh, pjesa më e madhe e të cilëve, gra, fëmijë dhe të moshuar, por Rusia pretendon se kjo gjë është e pavërtetë.

Deri në këto momente, dhjetëra godina kanë qenë cak i sulmeve ajrore, për të cilat Moska zyrtare deklaron se ka shkatërruar më shumë se 60 struktura ushtarake kyçe të ushtrisë ukrainase.

Burime të pakonfirmuara nga regjimenti nacionalist ukrainas, Azov bëjnë me dije se avionët rusë kanë hedhur në drejtim të uzinës dhe bomba që mundet të shkatërrojnë bunkerët.

Share This Article