Temë kryesore e takimit të katër kryediplomatëve është kriza në Siri
Në Rusi filloi takimi i ministrave të Jashtëm të Turqise, Rusisë, Iranit dhe Sirisë, ku si temë kryesore është kriza në Siri, transmeton Anadolu.
Në takimin e zhvilluar në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme ruse në kryeqytetin Moskë marrin pjesë Ministri i Jashtëm i Turqise, Mevlut Çavusoglu; kryediplomati rus Sergey Lavrov; kryediplomati iranian Hossein Emir Abdullahiyan dhe ministri i Jashtëm i regjimit të Bashar Asadit në Siri, Faisal al-Mikdad.
Para takimit katërpalësh, kryediplomati turk Çavusoglu zhvilloi një takim të mbyllur dypalësh me homologun rus Lavrov.