Moskë, protestë e grave të ushtarëve rusë, rreth 30 të arrestuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ruse arrestoi të shtunën rreth 30 persona në qendër të Moskës të cilët po merrnin pjesë në një tubim proteste kundër mobilizimit ushtarak nga autoritetet me qëllimin për të luftuar në Ukrainë. Njoftimi u bë nga ‘OVD-Info’, një grup që monitoron respektimin e të drejtave të njeriut.

Gratë e ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë, u mbledhën pranë murit të Kremlinit për të vendosur lule në monumentin e Ushtarit të Panjohur.

Organizata bëri të ditur se shumica e të arrestuarve ishin gazetarë, duke shtuar se më vonë se disa prej tyre ishin lënë të lirë.

Po kështu një numër personash ishin arrestuar në vende të tjera po në qendër të Moskës, njoftoi ‘OVD-Info’.

Një numër në rritje grash ruse po kërkojnë kthimin nga fronti të burrave, djemve dhe vëllezërve të tyre të mobilizuar pas një dekreti të nxjerrë nga Presidenti Vladimir Putin në shtator të vitit të kaluar.

Share This Article