Një gjykatë në Moskë e ka dënuar të hënën një 38-vjeçar me pesë vjet “punë të detyrueshme”, për shkak se ai e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, kur e ka dhënë një përgjigje në rrugë, në korrik të vitit 2022, për një gazetar të Radios Evropa e Lirë.
Gjykata ruse ia ka ndaluar këtij burri, Yury Kokhovetsit, që të administrojë faqe në internet, në katër vjetët e ardhshëm.
Ndëshkimi i përshkruar si “punë e detyrueshme”, në Rusi nënkupton që të dënuarit nuk e kryejnë dënimin me burgim, por qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe dërgohen për të punuar nëpër objekte industriale në qytezat, qytetet apo vendet tjera që kanë marrëveshje me Shërbimin Korrektues.
Një pjesë e pagave të tyre ndalen për Thesarin e Shtetit.
Avokatja e Kokhovetsit, Yelena Sheremetyeva, ka thënë se gjykata ka vendosur që i pandehuri do t’ia ndajë shtetit 10 për qind të pagës së tij mujore.
Kokhovets është ndaluar në mars të vitit 2023 dhe është akuzuar për përhapje të informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë.
Ai më pas është liruar, por i është kërkuar që të mos largohet prej Moskës.
Në korrik të vitit 2022, Kokhovetsit është i afruar një gazetar i Radios Evropa e Lirë, i cili e ka pyetur nëse duhet ulur tensionet në mes të Rusisë dhe vendeve të NATO-s.
“Natyrisht që na duhet shtensionim, mirëpo e gjitha varet prej Qeverisë sonë. Qeveria jonë e ka nisur të gjithën.. Është Rusia ajo që i ka krijuar këto probleme”, ka thënë Kokhovets për Radion Evropa e Lirë.
“Nuk shoh ndonjë problem me NATO-n, nuk është duke planifikuar të sulmojë askënd”.
Ai ka shtuar se forcat ruse kanë vrarë civilë në Buça të Ukrainës “pa asnjë arsye”.
Moska e mohon se ka kryer krime të luftës në Ukrainë.
Kokhovets është deklaruar pjesërisht fajtor, duke hedhur poshtë se deklaratat e tij kanë pasur për bazë urrejtjen.
Ai, po ashtu, ka thënë se e gëzon me Kushtetutë të drejtën për të shprehur mendimin e tij.
Edhe avokatja e tij ka thënë në gjykatë se klienti i saj nuk ka shpërfaqur urrejtje ndaj askujt kur ka folur për Radion Evropa e Lirë.

Në shkurt të këtij viti, Rusia e ka shpallur Radion Evropa e Lirë si “organizatë të padëshirueshme”.
Ligji për “organizata të padëshirueshme” është miratuar më 2015, dhe është përkrahur prej Kremlinit, për të rregulluar organizatat joqeveritare që pranojnë fonde prej jashtë.
Ky ligj prek organizatat, aktivitetet e të cilave, sipas autoriteteve ruse, përbëjnë kërcënim për themelet e strukturës kushtetuese të shtetit, për sigurinë, dhe mbrojtjen.
Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale.
Radio Evropa e Lirë është korporatë e pavarur amerikane, e financuar prej Kongresit amerikan, përmes Agjencisë së SHBA-së për Media Globale.
Radio Evropa e Lirë ka prezencë përmes 27 gjuhëve në 23 shtete – kryesisht për audiencat ku liria e mediave është e kufizuar.
Faqet dhe llogaritë e REL-it nëpër rrjetet sociale, përfshirë faqet e Shërbimit rus të kompanisë, janë bllokuar prej Roskomnadzor-it, agjencisë federale që monitoron mediat ruse, në pranverë të vitit 2022, për shkak të refuzimit për të hequr informacionin për luftën e nisur prej Rusisë në Ukrainë.
Pavarësisht bllokadave, interesimi i audiencës për informacionin që ofron REL-i dhe Current Time – televizion i krijuar prej Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – vazhdon të jetë i madh, pasi kompania regjistron miliona klikime nëpër faqet e saj në internetit dhe në plaformat tjera që ka.