Stevo Pendarovski fitoi 44,47 për qind përkundër Gordana Siljanovska-Davkovkës e cila fitoi 44,32 për qind të votave nga votuesit që sot votuan në zgjedhjet e gjashta presidenciale, për Blerim Rekën votuan 10, 98 për qind, tregojnë rezultatet e Asociacionit Qytetar MOST. Nga Asociacioni theksojnë se margjina maksimale e gabimit është prej +/- 0,5 për qind.
MOST votimin e sotëm e ndoqi me 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të përzgjedhura sipas shembullit të rastësishëm të përfaqësimit, janë vendosur gjithashtu po kaq vëzhgues, me çka janë mbuluar 33 për qind e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Asociacionit Qytetar të dhënat e marra nga PVT programi treguan 41,67 për qind jehonë të votuesve, me margjinë të gabimit prej +/- 0,5 për qind. Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme është 4,33 për qind.
Nga MOST përmendin se për shkak të faktit që rezultatet për të dy kandidatët e parë janë në margjinën e gabimit, mundet që në rezultatet zyrtare të ketë ndryshim në renditjen e dy kandidatëve të parë sipas votave të fituara.