Ekspertët thonë se një i ftohtë therës do të mbështjellë britaninë e madhe në vijim. Moti i pazakontë pritet të godasë vendin me kushte ekstreme që nga fillimi i nwntorit, me gjasë duke mbuluar shumë zona me një shtresë dëbore.
Nga 20 tetori, kushtet e lagështa dhe me erë të motit do të jenë të kudondodhura në veri dhe veriperëndim, ndërsa situata do të kursejë lindjen dhe jugun. Lajmi vjen ndërkohë që meteorologët thanë se britania kishte përjetuar verëm më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Në shkallë globale ndërkohë temperaturat kanë qenë 0.05 gradë më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërkohë që edhe shtatori ka qenë më i nxehti që evropa ka parë, duke thyer rekordin e shënuar në 2018-ën, me rreth 0.2 gradë celcius. Temperaturat ishin mbi mesataren edhe në rajone të tjera të botës, përfshirë lindjen e mesme, amerikën e jugut dhe australi. Dhe shërbimi i BE për ndryshimet e klimës, Copernicus, tha se siberia arktike vazhdon të jetë më e nxehtë se mesatarja. Muajin e shkuar akulli në detin arktik mbulonte hapësirën më të vogël që nga 2012-a.

