Mot vrastar, 36 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga stuhia “Julia”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkon në 36 numri i viktimave nga stuhia tropikale Julia, që ka përfshirë vendet e Amerikës qendrore, nga El Salvadori, Venezuela dhe Hondurasi, që tani po zhvendoset furishëm drejt jugut të Meksikës.

Veç viktimave, 56 persona raportohen të zhdukur ndërsa qindra vetë janë evakuuar nga shtëpitë. Mes viktimave, edhe ushtarë, të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Në këto shtete është pezulluar mësimi, për shkak të përmbytjeve nga shirat që vijojnë pa ndalur. Sipas Institutit të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, kjo situatë mund të zgjasë deri në 72 orët ne vijim.

Ndërkohë ka arritur në 107, numri i viktimave edhe nga uragani Ian, që përfshiu Floridan dhe Karolinën e Veriut javën e shkuar, një nga më të fuqishmit në historinë e Amerikës.

Sipas një vlerësimi të parë, do të duhen muaj dhe të paktën 50 miliardë dollarë për të rindërtuar zonat e shkatërruara bregdetare të shtetit të udhëhequr nga guvernatori republikan Ron De Santis.

Share This Article