Si pasojë e kohë së keqe në Adriatikun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare, në koordinim dhe me ato italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit dhe anasjellas.
“Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024. Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme”, lexohet në njoftimin e Portit të Durrësit.