Kapitaneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që dalin jashtë gjirit të Vlorës për dy ditë 22 dhe 23 prill.
Anijet që lundrojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të kenë parasysh kushtet e përkeqësuar atmosferike dhe të marrin masa për sigurimin e tyre, ka thënë Kapitanerie e Vlorës në një njoftim në rrjetet sociale.
“Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00”, thuhet në njoftim.