Moti i keq në Europë, Danubi i tejmbushur, Budapesti përgatitet për përmbytje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i keq vijon të krijojë probleme për disa shtete të Europës. Në orët e fundit parashikimi duket të jetë më pak dramatik, por në Budapest alarmi i Danubit mbetet.

Shirat e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit, i cili ka vërshuar në gjysmën e lagjeve të kryeqytetit hungarez;

Piku i përmbytjes duhet të arrijë sot në mbrëmje. Krahasuar me përmbytjen e vitit 2013, ekspertët thonë se vala mund të jetë më pak shkatërruese, por do të zgjasë më gjatë, shkruan A2.

Ndërkohë, në Itali tashmë po llogariten dëmet material të përmbytjeve që gjunjëzuan rajonin e Emilja Romanja. Shteti ka ndarë 20 milionë euro në ndihmë të të prekurve nga vërshimet e mëdha të ujit. 

Share This Article