Moti i keq në SHBA, Kalifornia në gjendje të jashtëzakonshme, të paktën 19 viktima!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kalifornia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme mes motit të ashpër që ka goditur “Golden State” me të paktën 19 persona të vdekur.

Po ashtu janë regjistruar ndërprerje të panumërta të energjisë elektrike dhe rrëshqitje të dheut, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje mijëra njerëzve të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi urdhrin përkatës, në të cilin ofrohet ndihma federale për të mbështetur përpjekjet e autoriteteve si dhe të popujve indigjenë në territoret e tyre, në zonat e prekura nga stuhitë e forta, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Urdhri ekzekutiv gjithashtu vë në dispozicion fondet e qeverisë federale për të prekurit në qarqet Merced, Sacramento dhe Santa Cruz, tha Shtëpia e Bardhë. Pas motit të ashpër, banorët në Kaliforni po përgatiten për një tjetër shi të madh sot pas tre javësh nivele rekord shiu.

Shiu dhe reshjet e borës në male përfshinë dje shumë zona të shtetit, më të populluarat në SHBA.

“Nuk ka mbaruar,” paralajmëroi Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom duke vënë në dukje se, edhe nëse intensiteti i shiut lehtësohet, toka tashmë është e ngopur me ujë dhe ekziston ende një rrezik i konsiderueshëm për përmbytje.

Share This Article