Gjatë ditës së nesërme, për shkak të motit të keq pritet të pezullohen lundrimet me traget drejt Italisë gjatë ditës së nesërme.
Nëpërmjet një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se mjetet e vogla lundruese duhet të kenë kujdes edhe gjatë ditës së sotme.
Njoftimi:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 30-01-02.12.2023.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.
NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 30-01-02.12.2023.