Moti i keq përfshin Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshjet e borës kanë detyruar autoritetet të mbyllin qindra shkolla në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, është raportuar për mungesë të energjisë elektrike.

Shërbimi Meteorologjik ka lëshuar disa paralajmërime për motin, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Më shumë se 100 shkolla janë mbyllur në verilindje të Skocisë.

Rrugët me akull dhe reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar lëvizjet e njerëzve, ndërsa shkollat nuk mund të hapen pasi mungon ngrohja. Në Uellsin Perëndimor, qindra shtëpi mbeten pa energji elektrike.

Gjendja më problematike paraqitet në Anglinë Veriore. Deri më tani janë lëshuar tre paralajmërime të reja, pasi pritet që të vijojnë reshjet e borës dhe ngricat.

Share This Article