Reshjet e borës kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar edhe probleme me furnizimin e energjisë elektrike dhe qarkullimin e automjeteve. Mësohet se në disa fshatra të Korçës dëbora ka arritur në 60 metra trashësi.
Në disa njësi administrative dëbora ka arritur deri në 60 cm. Ka fshatra pa energji në njësitë Gorë e Libonik të Maliqit dhe në Vithkuq të Korçës. Fshatra të tërë pa energji janë edhe në 4 njësi administrative të Pogradecit. Gjatë natës është punuar me pastrime dhe kriposje. Të angazhuara në punë janë 10 mjete borëpastruese.
Reshjet e borës kanë përfshirë të gjithë qarkun e Kukësit, ku deri më tani raportohet trashësi deri në 30 cm kurse rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme. Probleme nga reshjet e borës janë vërejtur edhe në qarkun e Shkodrës, ku në disa zona ka vështirësuar edhe procesin e votimit.
Në Llogara po punohet me 3 borëpastruese, ndërsa qarkullimi vazhdon pa problem.
ARRSH njofton mbi gjendjen e akseve nacionale ndërsa udhëzon drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore dhe te pajisen me zinxhir.
ARRSH, njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore
Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës
Në Rajonin Jugor ka patur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Përrenjas-Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht.
Në Rajonin Qendror ka patur reshje dëbore në:, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Fushë Stude- Klenjë.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në🌨 Qafë Mollë- Bizë, Krujë-Sarisalltik, Zëmblak-Goricë
Në Rajonin Verior ka patur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë
Në akset Ura e Çereneçit-Klenjë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.