Moti i keq trazon Lezhën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka sjellë probleme në Lezhë. Një pemë është rrëzuar pranë bllokut të banimit 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja”, por fatmirësisht pa sjellë dëme.

Punonjësit e shërbimeve publike në bashkinë Lezhë kanë nisur punën për largimin e pemës nga rruga.

Ndërkohë era e fortë ka sjellë dhe dëmtim të linjave elektrike në fshatra dhe që prej mbrëmjes së të enjtes grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë atje ku mungon.

Share This Article