Moti në Shqipëri, rrebeshe në të gjithë vendin, paralajmërimi i meteorologes: Çështje orësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas të hënës me diell, e marta e sotme ka nisur e zymtë dhe për çështje orësh priten rrebeshe në të gjithë territorin e vendit. Paralajmërimi u dha në Dita Jonë nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, sipas të cilës, reshjet do të jenë të fokusuara kryesisht në veri dhe jug dhe më pak në zonat qendrore.

“Dita e ngrysur, nuk ka reshje në kryeqytet. Çështje orësh që rrebeshet afatshkurta në të gjithë Shqipërinë kryesisht  në zonat veriore dhe në jug. Më pak në zonat qendrore”, tha ajo në A2.

Sipas meteorologes, rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër, ndërsa temperaturat do të ulen me dy gradë.

“Në mesditë ulen me dy gradë temperaturat. Era do të forcohet nga paraditja dhe pasdite. Rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër. Termometri do të ketë rënie me dy tre gradë në zonat veriore (25-26 gradë) dhe në jug 28 gradë”.

Share This Article