Motra e Rita Orës viziton Shqipërinë, ja ku shkoi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa anëtarë të familjes së këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë kanë vizituar Shqipërinë.

Përkatësisht, prindërit e saj, Vera dhe Besniku, dhe motra e saj, Elena, kanë kalaur disa ditë të mira pushimi fillimisht në shtëpinë e tyre në Ulqin, e më pas në disa destinacione të ndryshme në Shqipëri.

Motra e Ritës, e cila njëherësh shërben edhe si menaxherja e saj, Elena Ora, ka vizituar edhe Bashkinë e Tiranës, përkatësisht zyrën e kryetarit Erion Veliaj, ku është e ekspozuar një veshje e motrës së saj.

Foto: Elena Ora/Instagram

Bëhet fjalë për një jelek dhe fustanellë të punuar me motive kombëtare, të cilën Rita Ora e kishte veshur në klipin e saj “Bang” në shkurt të vitit 2021.

Elena publikoi disa fotografi nga vizita në zyrën e kryetarit në Instagram, në mbishkrimin e të cilave u shpreh: “Veshja e Ritës nga videoja muzikore ‘Bang’ në zyrën e Erion Veliajt”.

Vajza e madhe e familjes Sahatçiu (Ora) gjithashtu ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga vizita me prindërit te varri i Skenderbeut në Lezhë, si dhe disa të tjera nga Mrrizi i Zanave.

Foto: Elena Ora/Instagram

Rita përndryshe ka qenë për herë të fundit në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar, ku edhe mbajti një koncert gjigant në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. /Telegrafi/

Foto: Elena Ora/Instagram
Foto: Elena Ora/Instagram
Foto: Elena Ora/Instagram
Foto: Elena Ora/Instagram
Share This Article