Motra e ushtarit të vrarë në Afganistan i bërtet Bidenit: Shpresoj të digjesh në ferr!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Motra e njërit prej 11 marinsave amerikanë të vrarë nga shpërthimi në Kabul i tha presidentit Joe Biden se shpreson se do të digjet në ferr përderisa po largohej nga ceremonia e pranimit të trupave të dielën.

Mark Schmitz, babai i Lance Corporal Jared Schmitz, i tha gazetës “The Washington Post” se ai ia tregoi fotografinë e të birit presidentit Biden dhe i tha: “Mos e harro asnjëherë këtë emër. Mos e harro asnjëherë këtë fytyrë. Mos i harro asnjëherë emrat e 12 të tjerëve dhe ndaj ca kohë për t’i mësuar tregimet e tyre.”

Schmitz tha se Bidenit duket se nuk i pëlqyen komentet dhe ia ktheu: “I di tregimet e tyre”.

Babai i ushtarit të vrarë më pas tha se motra e një ushtari të vrarë i bërtiti presidentit amerikan gjatë ceremonisë duke i thënë: “Shpresoj të digjesh në ferr! Ai ishte vëllai im!”

“S’mund ta fajësoj për këtë. Ne të gjithë humbëm dikë”, tha prindi i njërit prej ushtarëve të vrarë, duke iu referuar familjares së ushtarit tjetër.

Ndryshe, në ceremoninë e pranimit të trupave të ushtarëve të rënë mori pjesë edhe vetë presidenti Biden. Ai u kritikua për një gjest që e bëri gjatë ceremonisë: e shikoi orën përderisa dorën tjetër e mbante afër zemrës.

Share This Article