Motra mbron vëllanë nën gërmadha në Siri – pamjet bëhen virale në rrjetet sociale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia dhe Siria kanë përjetuar ndër tërmetet më të fuqishme në historinë e tyre.

Tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit ka goditur shtetin turk dhe sirian duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Ekipet e shumta të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në rajone të ndryshme që janë goditur në shtetin sirian.

Pamjet e një vajze duke mbrojtur vëllain nën gërmadhat e një ndërtese po qarkullojnë së fundi në rrjetet sociale.

‘Më nxirr dhe unë do të bëj çfarë të duash, do të jem shërbëtori yt’, dëgjohet duke i thënë fëmija një pjesëtarit të kërkim-shpëtimit.

Theksojmë se shumë vende kanë dërguar tashmë ndihma të shumta në dyja vendet e prekura prej tërmeteve.

Ndryshe, Siria deri më tani ka raportuar 1,450 viktima dhe mijëra të lënduar.

Share This Article