Motrat japoneze u shpallën nga Guiness si binjaket më të vjetra në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy motra japoneze janë certifikuar nga Guinnes si binjaket më të vjetra identike në botë, mbi 107 vjet e 300 ditë.

Sipas BBC, Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer rekordin i cili u vendos herën e fundit nga motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie.

Umeno dhe Koume, kanë lindur më 5 nëntor 1913 në ishullin Shodoshima, dhe përshkruhen si gra të shoqërueshme

Njoftimi u bë të hënën për të përkuar me festën kombëtare në Japoni – Respekti për Ditën e Moshës.

Për shkak të situatës aktuale me COVID-19 dhe si masë paraprake, motrave – të cilat jetojnë në pjesë të ndryshme të Japonisë – iu dërguan certifikatat e tyre zyrtare për t’iu prezantuar nga stafi në shtëpitë e tyre të veçanta të kujdesit. 

Share This Article