Trajnerët kanë mënyra të ndryshme pune: dikush kërkon lojtarë të sprovuar, me koston për të shpenzuar më shumë, një tjetër kërkon ti japë vlerë të rinjve, ende të panjohur, duke i kursyer para klubit, por në fund kërkojnë gjithnjë të fitojnë. Në klasifikimin e publikuar nga Transfermarkt ekspertët janë përqendruar më shumë në kategorinë e parë të teknikëve, ata dorëlëshuar: pak surpriza, emrat janë ata që të vijnë në mendje, por interesante është të dish se pesë prej tyre në 20 vitet e fundit kanë shpenzuar mbi një miliard euro në merkato për të blerë lojtarë të rinj.
Në krye është José Mourinho, pranë shifrës së 100 blerjeve, por që ka kaluar miliardin e shpenzimeve. Madje është gati tek dyshi. Në podium është edhe Guardiola (që dy të tjerëve “i lejon” ndonjë 10 vjet, duke e bërë mesataren e shpenzimeve më të lartë) e Ancelotti, jo rastësisht të gjithë trajnerë që kanë drejtuar shoqëri të fuqishme e të pasura. I katërti Pellegrini, që për 86 blerja ka shpenzuar 1,13 miliard euro.
Në 10 vendin e pestë është Allegri (“ndihmuar” nga viti i pushimit për të mos kaluar vende të tjera në renditje). Edhe tekniku livornez e ka kaluar barrierën e miliardit, duke lënë pas Simeone e Venger. Dy teknikët e tjerë spanjollë Valverde e Benitez kanë lënë vetëm vendin e 10 për Conte, në rritje të fortë në këtë renditje të vecantë.