Tottenhami është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit anësor kroat të Interit, Ivan Perishiq, shkruan “Calciomercato”.
Perishiq 31-vjeçar në edicionin 2019/20 ishte i huazuar te Bayern Muencheni, por klubi gjerman nuk do ta shfrytëzojë opsionin për transferimin e tij për 20 milionë euro.
Trajneri portugez i Tottenhamit, Jose Mourinho shpreson ta transferojë Perishiqin me çmim më të volitshëm.