Mourinho: E merituam fitoren kundër Juventusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka këmbëngulur se skuadra e tij meritoi të dilte triumfuese nga disfata kontroverse 1:0 kundër Juventusit të dielën në Serie A.

Moise Kean e shënoi golin e vetëm dhe të fitores së katërt radhazi për skuadrën e Massimiliano Allegrit të dielën në Allianz Stadium.

Roma e barazoi rezultatin përmes Tammy Abraham, por gjyqtari Daniele Orsato i ra pipit paraprakisht për një faull ndaj Henrikh Mkhitaryan dhe dha penallti, të cilën Szczesny e priti pas goditjes nga Jordan Veretout.

Duke folur pas ndeshjes, Mourinho u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të vet.

“Mund vetëm të them se e pashë një Romë të madhe sot. Këtë ua thashë edhe lojtarëve të mi në zhveshtore”, tha Mourinho pas ndeshjes.

“Natyrisht, po flasim për një disfatë dhe zero pikë, por e gjitha që mund ta them është se Roma ishte e madhe në çdo aspekt”.

Ai shtoi: “Mund ta shoh ndryshe nga ju, por unë e pashë një ekip që e meritoi fitoren por përfundoi me disfatë. Ky është futbolli”.

Si pasojë e kësaj humbjeje, Roma ngel në pozitën e katërt me 15 pikë, nëntë më pak se lideri Napoli. 

Share This Article