Mourinho i shkruan Xhakës: Merre vaksinën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, i ka shkruar direkt mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, që të vaksinohet kundër COVID-19.

Mourinho ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për t’i komentuar Xhakës që ka vendosur të refuzojë vaksinimin.

Ylli nga Kosova ka munguar për Zvicrën në ndeshjen e së mërkurës ndaj Greqisë pasi rezultoi pozitiv për COVID-19.

Pasi shfaqi simptoma në mëngjes, një test rapid doli negativ para se ai PCR të konfirmonte se ishte infektuar.

Federata e Zvicrës më vonë ka konfirmuar se Xhaka ka refuzuar të vaksinohet.

Mourinho tani ka shfrytëzuar postimin e fundit të Xhakës për t’i komentuar.

“Merre vaksinën dhe ji i sigurt”, ka shkruar ish-trajneri i disa klubeve në Premier League.

Mourinho e synoi transferimin e Xhakës këtë verë te Roma, para se mesfushori të zgjaste kontratën me Arsenalin.

Share This Article