Mourinho: “Jam gjithmonë i lumtur të vij këtu! “

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishte ora 12.20 minuta e së shtunës kur avioni i “Air Albania” me ekipin e Romës në bord mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.  

Futbollistët italianë dhe traineri i tyre Jose Mourinho u pritën me të gjitha nderet nga mikpritësit e tyre zyrtarë, ekipi “Partizani”.

“Jam gjithmonë i lumtur të vij këtu! Nga këndvështrimi sportiv, sigurisht që është një vend që na ka mbështetur nisur nga ato që ndodhën sezonin e kaluar me Kupën. 

Nga këndvështrimi personal, kam miqësi shumë të mirë me zotin kryeministër dhe jam i lumtur që po vij ta shoh dhe ta përqafoj, sepse po bën një punë të mrekullueshme për vendin,” tha Mourinho

Zhoze Morinjo dhe Roma e tij rikthehen në kryeqytetin shqiptar më 12 gusht, pikërisht aty ku 15 muaj më parë ai shkroi historinë.

Roma fitoi trofeun e edicionit të parë të turneut më të ri të futbollit evropian të klubeve, Ligës së Konferencës. 

Sot në mbrëmje Roma do të luajë takimin miqësor me Partizanin në “Air Albania”.

Share This Article