Mourinho kërkon mesfushorin shqiptar te skuadra e Romës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roma pasi afroi Jose Mourinhon në krye të skuadrës, ka nisur të mendojë edhe për merkaton. Një nga objektivat kryesor në mesfushë është granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili ishte ish-kapiten i Arsenalit, vlerësohet për shifrën e 25 milionë eurove.

Skuadra verdhekuqe me përfaqësues Tiago Pinton kërkon që të ulë çmimin e tij. Në deklaratat e dhëna kohë më parë, Mourinho e ka cilësuar Xhakën is njeriun më të rëndësishëm të mesfushës së Arsenalit dhe një lider të vërtetë.

Me skuadrën angleze Xhaka ka fituar dy herë Kupën e Anglisë, ndërsa sezonin e sapombyllur ka luajtur 31 ndeshje në kampionat dhe 10 në Europa League. 

Share This Article