Mourinho kërkon të bindë talentin anglez: Eja te Roma dhe telashet marrin fund

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Hajde te Roma! Të gjithë problemet dhe telashet do të marrin fund. Mënyra më e mirë për të dalë nga situata e vështirë është të fillosh të luash futboll”.

Me këto fjali, Jose Mourinho është munduar të transferojë në Romë talentin anglez, Mason Greenëood. Sulmuesi i djathtë u përball me akuza përdhunimi nga një 18-vjeçare. E cila theksoi se lojtari anglez e kishte kërcënuar se do i merrte jetën. Greenëood u arrestua në muajin janar pas disa fotove dhe videove të publikuara ku dalloheshin qartësisht shenjat e dhunës tek vajza, por fitoi lirinë me kusht në muajin shkurt.

Ndërkohë, Erik ten Hag e vlerëson shumë dhe është kundër shitjes së lojtarit ofensiv. Për të cilin pranon vetëm huazime. Opsion që i pëlqen edhe Mourinhos.

“Special One” ishte ai që i dhuroi debutimin me Manchester United. Dhe tani kërkon të punojë sërish me talentin anglez në kryeqytetin italian.

Share This Article