Mourinho mban premtimin, blen këpucë në vlerë prej 800 eurosh për Afena-Gyan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka mbajtur premtimin dhe i ka blerë këpucë të reja talentit Felix Afena-Gyan.

18-vjeçari ua siguroi fitoren Giallorossëve në takimin e të dielës ndaj Genoas duke u inkuadruar në minutën e 75-të dhe duke realizuar dy herë.

Në intervistën pas ndeshjes, strategu portugez deklaroi se i kishte premtuar këpucë të reja lojtarit në rast se do të shënonte ndaj Grifone.

“Kisha premtuar se do t’ia blija Felixit këpucët që i pëlqenin, e që janë vërtet të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, ashtu që ai mu afrua dhe më tha të mos harroja!”, ishin fjalët e trajnerit për DAZN.

Por, Afena-Gyan jo vetëm që shënoi, por edhe u tregua vendimtar për t’ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.

Dhe Mourinho e ka mbajtur premtimin. Ia ka blerë këpucët e reja dhe ia ka dorëzuar, siç shihet në videon e mëposhtme. 

https://www.instagram.com/telegrafisport/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bdb11079-23d0-4f9c-acca-8241891fa8ad
Share This Article