Mourinho në “qiellin e shtatë” me performancat e disa prej lojtarëve në fitoren ndaj Salernitanas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jose Mourinho është deklaruar për nisjen e sezonit 2022/23 me fitore te Roma, derisa analizoi edhe disa lojtarë.

Giallorosët fituan minimalisht në udhëtim te Salernitana 1-0, por që tekniku portugez ishte i kënaqur me atë çfarë pa në fushë.

“Më pëlqeu gjithçka nga ndeshja. Padyshim do të isha më rehat me një rezultat të thellë, kishim shumë raste me Zaniolo, Abraham dhe Dybala. Gjithashtu më pëlqeu të shihja ekipin që ka pjekurinë e duhur”, deklaroi fillimisht Mourinho.

 “Zakonisht këto ndeshje përfundojnë keq, por këtë herë nuk ndodhi. Kjo ndodhi sepse kishim në fushë lojtarë si Matic dhe Wijnaldum të cilët menaxhonin situatën”.

“Dybala dhe Zaniolo? Një çift perfekt, të jashtëzakonshëm”, ka shtuar më tej ai.

Share This Article