Mourinho po shpreson ta transferojë Xhakën këtë muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës. Mediumet italiane kanë raportuar se Mourinho po shpreson që ta transferojë Xhakën gjatë këtij afati kalimtar dhe krerët e Romës po e bëjnë të pamundurën për ta bindur Arsenalin në lirimin e tij.

Mourinho e sheh Xhakën si përforcim të duhur dhe për t’i bërë vend të ekip, portugezi tashmë ka marrë vendim për largimin e mesfushorit Amadou Diawara. Sipas Mourinhos, mesfusha e Romës do të kompletohej me Xhakën, të cilin e vlerëson lart. Roma është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro për Xhakën, të cilin e kërkoi edhe para fillimit të këtij sezoni por që Arsenali nuk e pranojë ofertën e ekipit italian.

Xhaka 29-vjeçar ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka regjistruar një asistim në 13 ndeshje për ekipin nga Londra.

Share This Article