Mourinho, shpërndarësi Special i fruta-perimeve në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jose Mourinho është gjithnjë Special. Natyrisht me ndonjë denconcim për stërvitje në grup që thyen rregullat, për pjesën tjetër të izolimit gjatë emergjencës koronavirus tekniku portugez i Tottenham Hotspur është vënë në dispozicion të shoqërisë duke shpërndarë vakte për të pastrehët, e tani duke bërë shpërndarjen e ushqimeve i përfshirë në inisiativën e Spurs.

Si është bërë e ditur përmes një video javën e kaluar, Special One ka bërë dorëzimet e para javore të produkteve të freskëta të perimeve nga qendra e formacionit të Tottenham Hotspur drejt asaj të shpërndarjes së ushqimeve në stadium. Shpërndarja për ata që janë më tepër në nevojë do të bëhet përmes ndihmës së Haringey, organizatës që merret me administrimin e shërbimeve në Londër.

Share This Article