Mourinho: Unitedi është favoriti i Ligës së Evropës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Tottenhamit, Jose Mourinho, thotë se ish-klubi i tij Manchester Unitedi do të jetë ndër favoritët për të fituar Ligën e Evropës.

Unitedi do të hyjë në garën e nivelit të dytë evropian në fazën 1/32 pasi humbi 3-2 ndaj RB Leipzigut në ndeshjen e fundit në grupe të Ligës së Kampionëve, të martën. 

United fitoi Ligën e Evropës në vitin 2017 nën drejtimin e Mourinhos, i cili do të kërkojë të drejtojë klubin e tij aktual, Tottenhamin, në krye të renditjes në ndeshjen vendimtare të së enjtes për Grupin J.

“Ekipet që bien nga Liga e Kampionëve janë gjithmonë skuadra të forta, skuadra që normalisht nuk i përkasin atij niveli të kompeticionit të Ligës së Evropës”, ka thënë Mourinho. “Manchester United është një nga ekipet më të mira. Grupi ishte shumë i vështirë, PSG (Paris Saint-Germain), Manchester dhe Leipzig, shumë i vështirë. Ne të gjithë e dinim se nuk do të ishte e lehtë për asnjë prej tyre dhe të gjithë e dinim se nga ai grup një ekip i madh do të binte në Ligën e Evropës”.

Mourinho pranoi se cilësia e turneut u rrit nga ekipet e Ligës së Kampionëve që hynë pas Krishtlindjeve, por vuri në dyshim integritetin sportiv të tij.

“Pa dyshim që cilësia përmirësohet, intensiteti përmirësohet dhe është një gjë e mirë për konkurrencën”, tha ai.

Share This Article