MPB/ 40 vjeçari ka vrarë bashkëshorten në Haraçinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua e moshës 36 vjeçare është vrarë në shtëpinë e saj në Haraçinë të Shkupit, njoftojnë nga policia.

Sipas raportit policor, në orët e pasdites rasti është denoncuar në polici, ndërsa dorasi është arrestuar.

Për momentin nuk dihen arsyet që kanë shkaktuar ngjarjen tragjike.

“Në orën 12.45 në Stacionin policor në Haraçinë është denoncuar se 40 vjeçari A.N ka vrarë bashkëshorten B.N në shtëpinë e tyre”, thonë nga policia duke shtuar se dorasi është arrestuar.

Pas hetimi nga policia do të mësohet se në çfarë forme është kryer vrasja.

Share This Article