MPB me udhëzim për përdorim të armëve nga ana e ushtrisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Transporti urban ndërmjet qyteteve është ndërprerë.Po ashtu, Ministria e Brendshme, siç mëson ALSAT është duke punuar për një udhëzim të përdorimit të armëve të zjarrit nga ana e ushtrisë, në mbrojtje të interesave të shtetit, objekteve vitale të tij etj.

Numri i qytetarëve në vetizolim shkon në 9814 (krahasuar me një ditë më parë, me 2000 persona. Këtij numri i shtohen edhe 300 të tjerë, në karantinat e shtetit, duke shkuar në 10100, prej të cilëve, 1000 janë me urdhër nga Instituti i Shëndetit Publik dhe konsiderohen si të prekur aktiv.

Policia ka pasur 156 punkte policore dhe janë shënuar 81 raste të mos respektimit të Orës Policore.

Për mos respektim të orës nga të rinjtë der në 18 vjeç, do të ketë përgjegjësi për moskujdesje prindërore, ndaj prindërve të tyre.

Shtohet numri i personave që hyjnë e dalin nga shteti. Krahasuar me një ditë më parë, shifrat janë dyfishuar për shtetasit që kanë hyrë, në vend, më shumë se 860, ndërkohë që po ashtu, është shtuar edhe numri I daljeve, rreth 843 të tjerë.

Share This Article