Mposhti kundërshtarin e tij në zgjedhje, Mitsotakis e konsideron fitoren si mandat për ndryshime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i konservatorëve në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, mposhtur rivalin e tij të qendrës së majtë, Alexis Tsipras zgjedhjet e dyta parlamentare të mbajtura brenda një muaji.

Mitsotakis  tha se ka marrë “mandat të fuqishëm” për të ecur përpara në rrugën e ndryshimeve. Partia e tij ‘Demokracia e Re fitoi 40.5 për qind të votave apo158 deputetë në parlamentin me 300 vende, duke fituar pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, Syriza.

Mitsotakis mposhti Syrizan edhe në maj, mirëpo vendosi të shkojë në zgjedhje të reja për të fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur shtetin vetë. “Unë kurrë nuk premtoj mrekulli. Por ju siguroj se do t’i qëndroj besnik detyrës sime kombëtare”, tha Mitsotakis.

 Ai do të vizitojë presidenten këtë të hënë për të marrë zyrtarisht një mandat për të formuar qeverinë, pas së cilës do të bëjë betimin. Kabineti i ri pritet të shpallet gjithashtu brenda ditës.

Votimi i së dielës ishte një humbje e rëndë për partinë Syriza të Alexis Tsipras, e cila humbi më shumë se 30 ligjvënës. “Ky rezultat është negativ për demokracinë dhe shoqërinë”, tha Tsipras.

Share This Article