Mposhti me ‘KO’ boksierin britanik, Florian Marku ka një dhuratë për tifozët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Florian Marku mbrojti titullin Ndërkombëtar IBF të peshës velter me një sukses spektakolar.

Shqiptari mposhti me “KO” Chris Jenkins në raundin e katërt, duke gëzuar tifozët shqiptarë dhe jo vetëm.

Boksieri ka vendosur të bëjë një dhuratë për tifozët duke dhuruar dorezat e tij të boksit me firmën e tij sipër tyre. Në një video të publikuar në “Tik Tok”, ai shpjegon hapat që duhet të ndjekë çdokush për t’u bërë fituesi i këtyre dorezave.

“Përshëndetje të gjithëve ! Si një falenderim për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj meje, unë dua të dhurojë për ju një palë doreza boksi të firmosura nga unë.

Gjithçka që duhet të bëni për të patur mundësinë që të fitoni, duhet të më bëni mua follow, like dhe koment te kjo video. Fat të mbarë dhe faleminderit përsëri për mbështetjen tuaj”, ka përfunduar fjalën e tij Florian Marku.

Share This Article