“Mshele gojën derisa unë flas, mos më ndërprejë” – Spahiu del nga vetja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata në veri dhe veprimet e Kurtit atje kanë përplasur ashpër analistët në studion e “Politiko”, me Kushtrim Sadiku.

Për një moment Nexhmedin Spahiu ka dalë nga vetja duke i thënë Halil Matoshit “Mshele gojën derisa unë flas – mos më ndërprejë”, raporton Gazeta10.

Spahiu ka mohuar mundësinë e shkëmbimit mes policëve kosovarë me serbët e arrestuar në veri të vendit. Ai tha se pas arrestimit të strukturave paralele do të krijohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve pa presionin e Beogradit dhe posa të mbahen ato do të duar trokiten nga faktori ndërkombëtar.

Halil Matoshi duke folur për zgjedhjet në veri tha se atje ka pasur kontejnera dhe kështu Kurti ka gabuar rëndë me veprimet e tij atje. Për analistin Faton Topalli rrugëdalja nga kjo situatë është dialogu me serbët e veriut. “Kurti duhet të përcaktohet se për çfarë zgjidhje është i interesuar, për zgjidhje paqësore apo me luftë. Me këto veprime të tij zgjidhje paqësore nuk ka” tha Topalli.

Share This Article