ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho 5 hours ago
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë 7 hours ago
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve 7 hours ago
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë 7 hours ago
Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

MTI e angazhuar për eliminimin e barrierave tregtare me Shqipërinë

albnews by albnews
2 September, 2019
in Albania, Kosova
0
100 mijë qytetarë lanë Kosovën e Shqipërinë vitin e kaluar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kosova dhe Shqipëria viteve të fundit kanë nënshkruar marrëveshje të shumta, por është evidente se ende nuk janë larguar barrierat tregtare ndërmjet dy vendeve. Ministria e Tregtisë është duke u angazhuar në eliminimin e barrierave ekzistuese dhe shumë shpejt do të ketë zgjidhje për shqetësimet që i ka ngritur komuniteti i biznesit. Gjatë këtij viti, bilanci tregtar ndërmjet të të dyja vendeve është mbi 100 milionë euro.

Në periudhën janar- korrik të këtij viti, kompanitë kosovare eksportuan në Shqipëri produkte në vlerë prej mbi 37 milionë eurosh, derisa ato të Shqipërisë në Kosovë sollën prodhime në vlerë prej më shumë se 129 milionë euro.

Këshilltari politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj, në një përgjigjeje elektronike për Radio Kosovën thotë se në kohën e fundit është bërë progres në eliminimin e barrierave tregtare ndërmjet të të dyja vendeve, e MTI është duke u angazhuar në eliminimin e barrierave ekzistuese dhe shumë shpejt do të ketë zgjidhje për shqetësimet të cilat i ka komuniteti i biznesit.

RelatedPosts

U dëmtua me Kosovën, Rrahmani humb ndeshjen në Champions ndaj Manchester City

Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses, reagon ambasada gjermane: Politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se vazhdimisht ka pasur tentime që për disa produkte të Kosovës të pengohet eksporti i tyre në Shqipëri.

“Misioni jonë është i përbashkët që vendet shqipfolëse të kenë mundësi të shkëmbimeve pa barriera. Pavarësisht të gjitha problemeve, vitin e kaluar shkëmbimi tregtar ndërmjet të të dyja vendeve ka qenë rreth 250 milionë euro. Të dy qeveritë po fillojnë dalëngadalë që të kuptojnë se bizneset janë aset që duhet ruajtur, kultivuar, mbështetur dhe jo të pengohen”, tha Shahini.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion tonë, se vazhdimisht kanë probleme tarifore me eksport në Shqipëri.

“Për neve është më e rëndësishme që të gjitha këto barriera të eliminohen me Shqipërinë, kur dihet se ka edhe synime politike që të kemi një treg sa më të unifikuar, të kemi sa më shumë mundësi bashkëpunimi të bizneseve të këtyre dy vendeve. Kjo deri tash nuk është e mundshme, dhe kur marrëveshjet fillojnë të implementohen, ka një pompozitet për to, por në rrugë të implementimit na dalin edhe shumë problem të tjera”, tha Rukiqi.

Se a parashihen taksa ndaj Shqipërisë nëse nuk i largon barrierat ndaj produkteve kosovare, zyrtarë të MTI theksojnë se taksa është mjeti i fundit që do të duhej të përdorej. Sipas tyre, janë duke u konsumuar të gjitha format e dialogut bilateral, në të kundërtën do të shqyrtohet trajtimi reciprok.

E këtë e mbështet edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“Kosova duhet ta heqë nga mendja vënien e taksave ndaj çdo shteti e aq më pak të mendojë për Shqipërinë për vënien e taksave, por duhet të mendohet se nëse shterët dialogu për t’i hequr barrierat, atëherë duhet të merren masat e reciprocitetit ndaj secili shtet në kushte të barabarta”, tha ai.

Shahini thotë se janë rreth 600 kompani aktive nga Shqipëria që importojnë në Kosovë, ndërsa janë një numër simbolik i kompanive nga Kosova që operojmë në Shqipëri, kryesisht për shkaqe të burokratike dhe ngarkesave të ndryshme tatimore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

9 September, 2025
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

9 September, 2025
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

9 September, 2025
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result