Muçi dhe Broja në një ekip, klubi i Premier League gati të rrëmbejë edhe yllin e Basiktas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Brojës, tek Ipswich pritet të krijohet një koloni e vogël shqiptare, sepse ekipit do t’i bashkohet edhe Ernest Muçi.

Sipas mediave të specializuara në merkato, klubi që në këtë sezon debuton në elitën e futbollit anglez ka arritur marrëveshjen me Besiktas, për transferimin e 23-vjeçarit.

Vetëm gjashtë muaj pas transferimi te gjigandët turq, Muçi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishëm. Përpos ofertave nga Turqia, Aston Vila kishte ofruar 10 milionë euro për kuqeziun, teksa interes kishte shfaqur edhe West Ham.

Megjithatë, tek Ipswich u treguan më të shpejt, duke arritur marrëveshjen me Besiktas-in. Për Muçin është caktuar edhe datat e vizitave mjekësore dhe firma në kontratë duket formalitet.

Share This Article