Mueller firmos kontratë të re me Bayernin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Thomas Mueller ka vazhduar kontratën me Bayern Muenchenin deri në verën e vitit 2023. Kontrata e vjetër e Muellerit skadonte në verën e vitit të ardhshëm.

Mueller është produkt i akademisë së klubit të madh gjerman.

“Të dy palët nënshkruam me një ndjenjë vërtetë të mirë. Unë jam i sigurt se me të filluar ndeshjet, do të vazhdojmë të jemi shumë të suksesshëm. Kjo më jep motiv shtesë. Për mua, prioritet ishte vazhdimi i kontratës me FC Bayernin dhe te klubi patën ndjenjë të njëjtë. Kam kaluar te FC Bayerni pjesën më të madhe të jetës”, ka thënë Mueller, njofton faqja zyrtare e klubit, transmeton Koha.net.

Share This Article