Mugesë ekspertësh “IT”, kompanitë në Europë dhe Ballkan kanë vështirësi në rekrutime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gati se 2/3 e kompanive në Bashkimin Evropian të cilat kërkonin ekspertë të teknologjisë informatike dhe të komunikimit kishin vështirësi të gjenin staf adekuat. Sipas zyrës evropiane të statistikës – Eurostat, 62,8% e kompanive në BE kishin pasur vështirësi në plotësimin e vendeve të lira, ndërsa  9,5% prej tyre raportuan se gjatë vitit 2021 kishin rekrutuar ose ishin përpjekur të rekrutonin specialistë të IT.

Vështirësitë që hasën kompanitë kishin të bënin me mungesën e  aplikimeve, mungesën e kualifikimeve dhe përvojës përkatëse, si dhe pritshmërive për paga të larta.

Megjithëse me një mesatare pak më të ulët sesa në BE, edhe kompanitë në vendet e Ballkanit përballen me vështirësi për të punësuar ekspertë të IT-së dhe komunikimit.

Sipas Eurostat-it, 67,8% e kompanive në Shqipëri kishin vështirësi të rekrutonin staf në këtë profesion. Pas Shqipërisë vijne Bosnjë e Hercegovina me 64,5%, Maqedonia e Veriut 58,2%, Serbia 53,9% dhe Mali i Zi 41,6%). TIK është bërë pjesë përbërëse e funksionimit të bizneseve.

Shumica e kompanive synojnë të përshtatin punën me epokën e re digjitale dhe të shfrytëzojnë teknologjitë e reja për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e të dhënave, por edhe për të maksimizuar përhapjen dhe fuqizimin e markës.

Share This Article