Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ky subjekt politik është në fazën e negocimi me partnerët e mundshëm për ta formuar Qeverinë e re.
“Do të ketë sfida të mëdha të kësaj qeverie dhe aty duhet njerëzit më të mirë për t’iu përgjigjur kësaj situate. Nuk ka afat kohor, së pari duhet të sigurohen votat. Kryetari Mustafa u ka dërguar letër partnerëve të mundshëm për kriteret e formimit të Qeverisë”, ka thënë Muhaxheri, njofton Klan Kosova.
“Karshi përgjigjeve që do të marrim do të kemi edhe ne përgjigje për mandatarin. Mustafa ka një mbështetje të Këshillit të Përgjithshëm për të negociuar dhe formuar Qeverinë e re. Nuk do të jetë Qeveri që do të ketë sfida të lehta. Duhet parë se kush është i gatshëm për t’u ballafaquar me procese, si dialogu, liberalizimin i vizave dhe sfida e madhe ekonomike që na pret”, tha ai.