“Mund të bëhem çift edhe me një vajzë!”- Rikja habit konkurrentët në BBV! Banorja: Unë për ty bëj përjashtime! Ajo do ndonjë…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa të gjithë po prisnin që ajo të krijojë romancë me ndonjë prej djemve të shtëpisë, Rike Roçi i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj në “Big Brother VIP”.

Ndërsa bisedonte me banorët e tjerë, Rikja me shaka tha se mund të bëhej çift edhe me një vajzë brenda shtëpisë, pasi Dea tha se publiku pëlqen çiftet.

Deklarata u prit me të qeshur nga banoret e tjera, Vesa, Arta dhe Dea, të cilët treguan se janë pëlqyer nga një gjini e njëjtë.

“Më kanë thënë duhet të jesh shumë femër e fortë me të dasht dy gjinitë”, tha Vesa.

Fatjoni e pyeti se për cilën vajzë ka simpati ndërsa me nota humori, Arta tha se për Riken e kishte bërë një përjashtim.

Arta: E kam kuptuar që gjuha jote e dashurisë është përqafimi

Rikja: Kjo mund t keqkuptohet jashtë, kjo përqafon të gjithë

Dea: Njerëzit vdesin të shikojnë të shohin çifte në ekran

Rikja: Unë mund të bëhem çift edhe më një gocë, se të gjithë mendojnë meshkuj meshkuj

Heidi: Ai u mërzi o zemra se ka një shans më pak (për Fatjonin)

Fatjoni: O Rike, kë ke qejf nga gocat, kush të përshtatet

Dea: Rikja do ndonjë gocë trime fare

Vesa: Edhe mua më ka ndodhur më më dasht dy gjinitë

Fatjon: Të gjithëve i ka ndodhur

Vesa: Më kanë thënë duhet të jesh shumë femër e fortë me të dasht dy gjinitë

Arta: Për Riken unë e bëj një përjashtim

Share This Article