“Mund të humbasim disa beteja, por jo luftën”, Dash Sula fjalim para mbështetësve: Të protestojmë çdo ditë! Ky vend ka rrëshqitur në autokraci

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë deputetët e grupimit të Gazment Bardhit i janë bashkuar protestave të thirrura nga Rithemelimi. Një prej tyre, Dash Sula tha se kjo është një betejë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

“Shikoni çfarë i bënë sot deputetëve të opozitës. E kanë rrethuar me qindra policë dhe gardistë dhe kjo është e tmerrshme. Kjo është një sjellje prej diktature. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë për të drejtat e opozitës dhe të drejtave të tyre.

Mund të humbasim disa beteja por luftën nuk do ta humbim kurrë. Është e vetmja rrugë për të vendosur demokracinë. Ky vend ka rrëshqitur në autokraci. I bëj thirrje popullit opozitar që të protestojë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj.

Share This Article